Lajme

Aksident në Jalë: Momenti kur anija me motor godet pushuesit në shezllone

07/16/2022 21:53
nga:Genita C

Janë publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë ku tregohen momenti kur anija me motor (moto-skafi) humb kontrollin dhe mori përpara çiftin e pushuesve në shezlong.

Ngjarja u regjistrua paraditen e sotme në plazhin e Jalës. Dy të rinj nga Tirana teksa merrnin rreze në breg u goditën nga kjo anije.

Çifti ka marrë mjekim fillimisht në spitalin e Himarës pastaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. /oranews