Në një autostradë në Republikën e Bavarisë në Gjermani, një kamion është përplasur me një automjet ushtarak amerikan të hënën, në atë që policia gjermane e quajti si një aksident.
Nga ushtria deklaruar se në mesin e personelit amerikan nuk kishte të lënduar, por se tetë ushtarë janë dërguar në spital për një kontroll paraprak.
Aksidenti ndodhi në autostradën A3 pranë Neumarkt. Policia deklaroi se automjetet ushtarake amerikane ishin në anën tjetër të autostradës, ku më pas kamioni e goditi njërën nga ato.
Policia gjermane tha se kishte të lënduar, por ushtria tha se nuk kishte asnjë të lënduar “për momentin” në mesin e personelit amerikan, shkruan AP.