Lajme

Aksident në Fushë Kosovë, vetura godet qytetarin dhe ikë nga vendi i ngjarje

03/26/2022 22:53
nga:Genita C

Një qytetar i cili ishte duke vozitur biçikletë është goditur nga një veturë sonte në Fushë Kosovë.

Një video e publikuar nga mediat tregon momentin pas aksidentit ku personi ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Ndërkohë, merret vesh se vetura që ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.