Lajme

Aksident në Ferizaj, lëndohen dy persona

05/05/2024 19:04
nga:G B

Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në Ferizaj, ku si pasojë  e aksidentit kanë mbetur dy të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se aksidenti ka ndodhur në orën 17:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku pati edhe dëme materiale.

“Në ora 17:00 në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku , ku janë përfshirje dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona”, tha Veseli.