Lajme

Aksident në Elbasan – Humb jetën fëmija 3 vjeç, nëna në gjendje të rëndë

08/05/2021 10:27
nga:M K

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e 5 gushtit në fshatin Bujqës.

Shtetasja O.M 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën djali i saj, shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

38-vjeçarja është transportuar për në Spital, dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. /AlbanianPost/