Policia e Elbasanit ka bërë me dije se një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e 5 gushtit në fshatin Bujqës.
Shtetasja O.M 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka humbur jetën djali i saj, shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.
38-vjeçarja është transportuar për në Spital, dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. /AlbanianPost/