Lajme

Aksident në Durrës, dyshohet për një të vdekur

7 ditë më parë
nga:Y I

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit.

Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet tip Volkswagen në aksin rrugor Fllakë-Bisht Kamëz, ka përplasur një këmbësor që deklarohet se ka humbur jetën në vendin e aksidentit, raporton TopChannel.

Ndërkaq drejtuesi 16-vjeçar i mjetit nuk ka dëmtime shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet procedurale dhe ka kontrolluar në kanalin buzë rrugës nëse ka edhe të dëmtuar të tjerë nga ky aksident.