Lajme

Aksident në Dollovë të Klinës, katër të lënduar

05/26/2024 16:44
nga:G C

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 14:30 në fshatin Dollovë të Klinës.

Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Gashi.