Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, s’dihet nëse ka të lënduar

11/24/2025 08:52
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Klankosova ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihet një veturë tejet e dëmtuar.

Deri më tani s’ka informacion për ndonjë të lënduar.

Sipas një shoferi, aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të sinjalistikës së dobët të mirëmbajtjes së autostradës.