Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, raportohet për një të lënduar

09/16/2022 21:48
nga:Astrit Gashi

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentimit mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova” mbrëmjen e së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia po e trajton rastin”, njoftoi Krasniqi.