Lajme

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pesë të lënduar

04/11/2022 20:21
nga:Donika Fetahu

Nga një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, janë lënduar pesë persona.

GazetaBlic ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Daut Hoxha, i cili ka konfirmuar se dy vetura janë përfshirë në një aksident rrugor ku si pasojë pesë pesona kanë pësuar lëndime trupore.

“Me datë 11.04.2022 rreth ores rreth ores 17:10, ne Autostraden ” Ibrahim Rugova” në km e 40 të, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë të përfshira dy automjete. Pesë persona raportohen të jenë lënduar. Njesitet relevante policore janë marrë me rastin”, tha Hoxha.