Lajme

Aksident në afërsi të QKUK-së, një person shihet i shtrirë në rrugë

12/08/2025 08:18
nga:G B

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar në pamjet e dërguara në redaksi, një person shihet i shtrirë në rrugë, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë.

Gazeta Blic ka kontaktuar me Policinë për informacione më të detajuara, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Foto nga lexues të Klankosova.tv