Lajme

Aksident ndërmjet një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndohet një person

03/23/2024 17:51
nga:Y I

Sot në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është aksidentuar një veturë dhe një motoçikletë ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Dëshmorët e kombit” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.

Lidhur me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.