Lajme

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë, lëndohet motoçiklisti

09/14/2024 22:43
nga:Sh R

Një aksident ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit është lënduar motoçiklisti.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:00, në fshatin Janjevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automket dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (motoçiklisti). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.