Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident mes tri veturave, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Vushtrri.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.
Lajmin për GazetaBlic e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.