Lajme

Aksident mes tri veturave në qendër të Prishtinës, pesë persona të lënduar

06/22/2021 22:30
nga:Gazeta Blic

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte mes tri veturave në Prishtinë, pesë persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngjarjen e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve”.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, tha zëdhënësja.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret njësiti i trafikut.