Lajme

Aksident mes tri veturave dhe traktorit, pesë të lënduar në Leposaviq

07/18/2025 11:09
nga:Y I

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten në Leposaviq.

Në raportin 24-orësh të policisë theksohet se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura dhe një traktor.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.