Lajme

Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, tre të lënduar

12/05/2024 12:01
nga:N K

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në kryeqytet.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Lajmin për GazetaBlic, e konfirmoi Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazim Gafurri” në  Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku”, u përgjigj Ahmeti.

Nga ky aksident kanë pësuar me lëndime trupore tre persona.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme material”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.