Lajme

Aksident mes tri automjete në Llaushë të Skenderajt, lëndohen dy persona

12/13/2024 10:31
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, saktësisht në zonën e fshatit Llaushë ka ndodhur një aksident trafiku mes një kampioni dhe dy veturave.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona.

Aksidentin  për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, zona në fshatin Llaushë . Në aksident janë përfshirë një  kamion dhe dy vetura,  ndërsa lëndime kanë pësuar dy  persona”, tha Zahiti.