Lajme

Aksident mes pesë veturave në rrugën Prizren – Zhur

02/12/2025 22:42
nga:G B

Një aksident zinxhiror ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Zhur.

Sipas pamjeve të publikuar nga televizioni Besa, shihet se në këtë aksident janë përfshirë pesë vetura.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky rast.

Klankosova ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Derisa po sot, në Carralevë ndodhi një aksident me fatalitet, ku humbi jetën mjeku nga Suhareka Jetmir Gashi.

Në aksident ishin të përfshirë, një veturë e një autobus.