Sot në kryeqytet, rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.
Këtë rast e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
/GazetaBlic/