Një aksident trafiku, ka ndodhur gjatë pasditës së sotme, në fshatin Tërstenik të Komunës së Drenasit, shkruan Gazeta Blic.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ky person mund të zgjedhet kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës!


