Lajme

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë

05/31/2025 18:37
nga:Y I

Shoferi i një automjeti, bashkë me drejtuesin e një motoçiklete, janë aksidentuar mes vete, sot në Prishtinë.

Aksidenti ndodhi në Rrugën C.

Rastit iu përgjigjen njësitet policore, që dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.