Lajme

Aksident mes një treni dhe një kombi në Klinë, dy të lënduar rëndë

03/09/2024 19:39
nga:Y I

Një tren i udhëtarëve dhe një kombi-bus janë përplasur sot në Krushevë të Madhe të Klinës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”.

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.