Një aksident ka ndodhur mes katër veturave mëngjesin e sotëm, në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Blic.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazeta Blic se tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga ky aksident.
“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Gazeta Blic/


