Lajme

Aksident mes katër veturave në Prishtinë

11/18/2021 17:11
nga:M K

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti në mes të katër veturave në rrugën “Edmond Hoxha”, në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në rrugën ‘Edmond Hoxha’, në Prishtinë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ku janë përfshirë katër automjete. Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy person”, deklaroi ajo.

Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut.