Lajme

Aksident mes katër automjeteve në rrugën Gjilan-Prishtinë, flasin nga policia

10/29/2025 12:20
nga:G B

Një aksident me dëme materiale mes katër veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Ai tha se s’ka pasur të lënduar dhe se po hetohen rrethanat e aksidentit.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 29.10.2025, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zinxhiror në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan Prishtinë në fshatin Parallovë. Njësite policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatmirësisht përveç dëmeve materiale s’ka persona të lënduar. Nga hetues të trafikut rajonal po hetohen rrethanat e këtij aksidenti”, tha Hashani./Gazeta Blic/