Lajme

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

07/22/2023 11:52
nga:Y I

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”,  zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”