Lajme

Aksident mes dy veturave në Leposaviq, lëndohen pesë persona

12/09/2025 19:43
nga:Y I

Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai njoftoi se një nga personat e lënduar është në gjendje kritike dhe gjendet ne repartin intensiv.

Derisa njoftoi se nga veturat e aksidentuara, njëra ishte me targa të Kosovës tjetra me targa të Serbisë.

“Sot rreth orës 16:30 një aksident ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit, të përfshira dy automjete, nga i cili kanë pësuar lëndime 5 persona, katër prej tyre kanë lëndime të lehta, ndërkaq njëri është në gjendje kritike dhe është në repartin intensiv”, njoftoi Baliqi.