Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 07:47 në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhëndës polici, Bajram Krasniqi, ku njoftoj se dy vetura janë aksidentuar.
Krasniqi bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi.


