Lajme

Aksident mes dy veturave në afërsi të aeroportit ‘’Adem Jashari”

11/29/2025 13:39
nga:Sh R

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të aeroportit “Adem Jashari”.

Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline në aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.