Lajme

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

05/22/2026 18:19
nga:Sh R

Në pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thotë se me rastin në fjalë tashmë po merret edhe njësiti i trafikut rajonal, teksa personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinës-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”, ka thënë Ahmeti për GazetaBlic.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.