Lajme

Aksident me tre të lënduar në magjistralen Prishtinë-Rugovë

06/29/2021 10:30
nga:Y I

Sot rreth orës 07:10 ka ndodhur një aksident në magjistralen Pejë-Rugovë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth ores 07:10 Policia është informuar për një aksident të ndodhur në kilomentrin e tretë të magjistrales Pejë- Rugovë. Të lënduar janë tre persona të cilët janë duke marrë tretmane mjekësore”, tha Rugova.