Lajme

Aksident me fatalitet në Tepelenë

01/28/2026 23:10
nga:G B

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan–Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit”, pranë kthesës për në fshatin Salari, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Siç raporton TopChannel, drejtuesi i mjetit, Arjan Çela, rreth 50 vjeç, banues në Dhëmblan, ka humbur jetën në vendngjarje.

Lidhur me ngjarjen policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat të aksidentit.