Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

08/14/2026 08:37
nga:L J

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Shtime-Lipjan.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Rastin e ka konfirmuar Sylejman Halili, komandant i Trafikut Rajonal të Prishtinës.

Viktima ishte i moshës 72 vjeçare, kurse nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 persona në mesin e të cilëve një vajzë është në gjendje më të rënduar.