Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën një 53-vjeçar

07/25/2025 20:33
nga:Y I

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 53 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:30 policia ka pranuar informatën se në rrugën magjistrale “Prishtinë – Mitrovicë” respektivisht në fshatin Llazarevë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut rrugor së bashku me të gjithë mekanizmat relevant , kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” tha Borovci për “Gazeta Blic”.