Lajme

Aksident me fatalitet në Balincë të Malishevës: Një këmbësor e humb jetën

05/08/2021 00:30
nga:Gazeta Blic

Të premten ka humbur jetën një këmbësor në fshatin Balincë të Malishevës pasi që është goditur nga një veturë.

“Deri te aksidenti i ndodhur dyshohet se ka ardhur derisa para automjetit , kishte qene duke qarkulluar në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, kishte dalë një këmbësor duke i kaluar barrierat e metalta, përkundër rregullave te trafikut, ku vozitësi duke mos e vërejtur nuk ka mundur që t’i evitohet goditjes dhe me pjesën e parme e ka goditur këmbësorin i cili sapo kishte filluar qe të dalë në rrugë prej anës së majtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Si pasojë e goditjes këmbësori kishte pësuar lëndime serioze për jetë, ku nga disa kalimtarë të rastit sipas tyre kishte pasur shenja jete, dhe e kishin dërguar ne QKMF në Kijevë. Viktima ishte sjell pa shenja jete , ku edhe e kane konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa vozitësi po ashtu kishte pësuar lëndime trupore”.

Në njoftim thuhet se viktima iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.