Lajme

Aksident me dy persona të plagosur në rrugën Korçë-Pogradec

05/18/2023 07:53
nga:G B

Dy persona janë plagosur sot herët në mëngjes pas përplasjes mes një kamioni dhe një veture.

Ngjarja ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, raporton noa.al.

Policia tha se automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”.

Dy burrat janë dërguar dhe ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.