Lajme

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina

05/12/2022 21:06
nga:G B

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.

Bëhet me dije se një automjet me targa të Kosovës ka përplasur disa makina ku raportohet se ka edhe të plagosur. Një nga të plagosurit është dërguar menjëherë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse.