Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër në fshatin Balldren.
Në aksident janë përfshirë një autobus, një kamionetë dhe një makinë.
Sipas raportimeve të deritanishme, nga aksidenti kanë mbetur te lënduar dy persona, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.


