Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, humb jetën një person

11/04/2022 17:53
nga:Y I

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferri” raporton Gazeta Blic.

Si pasojë një person ka humbur jetën.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ (kilometri i 24, drejtimi për Prishtinë).Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente mjekësore. Sipas mjekëve, një person është pa shenja jete. Policia është marrë me rastin duke kryer procedurat lidhur me këtë aksident” tha Krasniqi për “Gazeta Blic”