Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta në hyrje të Vushtrrisë, shkruan Gazeta Blic.
Në kasident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Aksident trafiku me të lënduar i ndodhur rreth orës 14:30, të datës 8 korrik 2021, në rrugën nacionale Mitrovicës-Prishtinë segmenti rrugor zona në hyrje të Vushtrrisë, në aksident të përfshira një kamion dhe dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti.


