Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në rrugën Prizren-Suharekë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram krasniqi.
“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje” deklaroi ai për “Gazeta Blic”


