Lajme

Aksident i rëndë te mbikalimi i Patokut, vdes shoferja 32-vjeçare

09/20/2023 12:09
nga:Y I

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 32-vjeçareje ka ndodhur te mbikalimi i Patokut në Laç, rreth orës 07:35 të mëngjesit të sotëm.

Një automjet raportohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të aksit, i cili ishte i mbushur me ujë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja me iniciale M. M., ka ndërruar jetë rrugës për te Spitali i Traumës.

“Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës, i cili ishte i mbushur me ujë. Drejtuesja e automjetit është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore, por rrugës ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”/A2CNN/