Në magjistralen Prishtinë-Pejë te “Kroni i Mbretit”, ka ndodhur një aksident, raporton GazetaBlic.
Në videon e siguruar nga GazetaBlic, shihet një veturë e cila si pasojë e aksidentit është përfshirë nga flakët.
Nuk dihet ende për persona të lënduar.
Në lidhje me këtë, Policia nuk ka dhënë ende asnjë detaj.


