Lajme

Aksident i rëndë në Vranidoll, lëndohen shtatë persona

03/24/2026 14:15
nga:Y I

Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Agron Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.” tha Borovci për “Gazeta Blic”.