Lajme

Aksident i rëndë në Vogovë të Gjakovës, humb jetën një person

04/27/2025 10:10
nga:G B

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduarm.

Policia njofton se rreth orës 02:05, një automjet është vetaksidentuar pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.” – njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes.