Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe tre të plagosur

03/09/2023 19:06
nga:Y I

Një viktimë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje nga një aksident i rëndë në Tiranë.

Një makinë e cila ka ardhur nga Unaza Linore, pra nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi i TEG-ut mbi kofanon e një makine tjetër që po udhëtonte në nënkalim.

Sipas burimeve nga policia ka dhe 3 të plagosur nga aksidenti.