Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit në Tiranë.
Siç raportojnë mediat shqiptare, një 23 vjeçar është përplasur me me një motor. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, B. T., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar edhe pasagjerja në automjet, A. Gj., 22 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


