Lajme

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës – pamje

12/15/2025 08:23
nga:Genita C

Një aksident mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc përkatësisht në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, derisa në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes duket se kanë arritur njësitet e Policisë së Kosovës.